Djathi Gorgonzola është jashtëzakonisht i pasur me vitamina B2, B6 dhe B12, të cilat janë shumë të rëndësishme për sistemin nervor dhe imunitar. Përveç kësaj, përmbajtja e lartë e kalciumit dhe proteinave në këtë djathë e bën atë të dobishëm për zemrën dhe kockat.
Djathi që mori emrin nga vendi Gorgnozola në afërsi të Milanos së Italisë, parandalon akumulimin e yndyrës së tepërt në trup nga e cila shkaktohet celuliti.
Ky djathë i ndihmon shumë edhe sistemit kardiovaskular duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës shkruan në bllogun e ushqimit italian” HardcoreItalians”.
Konsumimi i djathit të kaltër ndihmon memorien që do të thotë se ul rrezikun nga sëmundjet kognitive si alzhaimeri dhe demenca.
Proteina që gjendet në Gorgonzola ulë inflamacionin, sa më i vjetër të jetë djathi aq më shumë rritet proteina.
Vitamina A, vitamina D, zinku, kalciumi, fosfori e mineralet që gjendet në këtë djathë i kontribuojnë sistemit imunitar.
Edhe
Djathi është vlerësuar gabimisht si i dëmshëm për shëndetin
Djathi i kaltër është i mirë edhe për forcimin e eshtrave për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit e vitaminës D.
Penicillium roqueforti quhet kërpudha përgjegjëse për venat e kaltra dhe shijen që ka Gorgonzola. Shkencëtarët supozojnë se aftësia e penicillium roqueforti për të parandaluar formimin e kolesterolit është e favorshme për shëndetin kardiovaskular.
Kjo gjë po konsiderohet si fenomen nga studiuesit pasi shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës është e ulët tek ata që konsumojnë djathin ani pse përmban yndyrë të ngopur.