Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Të infektuarit me koronavirus dyfish më të rrezikuar nga depresioni e ankthi

Rreth 20 për qind e pacientëve të infektuar me COVID-19, janë përballur me një problem të shëndetit mendor si depresioni, ankthi apo demencia.

Këto probleme, sipas një studimi, shfaqen kryesisht brenda tre muajve që nga diagnostikimi.

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar analizuan të dhënat mjekësore të mbi 69 milionë njerëzve, përfshirë këtu ato të 62,000 personave të sëmurë me COVID-19.

Sipas tyre, infektimi me COVID-19 mund të shkaktojë një sërë problemesh psikologjike që burojnë jo vetëm nga stresi i pandemisë por edhe nga ndikimi i sëmundjes në organizëm, transmeton agroweb.

Gjetjet e studimit zbuluan se 6 për qind e të rriturve të prekur nga COVID-19, shfaqën shqetësimin e parë psikologjik brenda 90 ditëve. Ndërkohë, shqetësime të tilla prekën 3.4 për qind të njerëzve që nuk ishin infektuar me COVID-19.

Me fjalë të tjera, njerëzit e prekur nga COVID-19 janë dyfish më të rrezikuar nga përjetimi për herë të parë në jetë i luhatjeve të humorit apo çrregullimeve të ankthit.

Edhe Një në tre persona të prekur me COVID-19 pëson edhe në shëndetin mendor Lifestyle Një në tre persona të prekur me COVID-19 pëson edhe në shëndetin mendor

Të moshuarit me COVID-19 ishin dy ose tre herë më të rrezikuar të prekeshin nga demencia.

Studiuesit thanë se njerëzit që janë diagnostikuar me një çrregullim psikiatrik në 2020 dhe janë infektuar me COVID-19, ishin 65% më të prirur të vuanin nga demencia.