Fotografi Shelley Richmond, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsin, ka përpiluar një listë me fotografi të ndryshme të grave nëpër botë, e që janë me aftësi të kufizuara.
Fotografitë e Richmond, tregojnë bukurinë e të gjitha grave, pa asnjë dallim.
Modelet, përfaqësohen nga Zebedee, agjenci modelimi, që përfaqëson njerëzit me aftësi të kufizuara e dallime të dukshme.
Kjo listë u bë qëllimisht në prag të kësaj dite, për t’ju bërë thirrje njerëzve për më shumë të drejta për gratë nëpër botë.
“Kjo listë synon të tregojë bukurinë reale dhe unike, të të gjitha grave nëpër botë me aftësi të kufizuara”, thuhet ndër tjerash në artikull, transmeton Koha.
25 vjet pas Platformës së Pekinit për të drejtat e grave, OKB-ja sot publikoi një raport për të verifikuar arritjet dhe dështimet. Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore
Sukseset e arritura drejt barazisë gjinore janë të pakta dhe në rrezik, thotë UN Women, organizmi i OKB-së që merret me barazinë gjinore dhe forcimin e gruas.
{gallery}