Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Të ecësh 100 hapa mbrapsht është njëjtë si të ecësh 1000 hapa para, thonë mjekët

ecja

Të gjithë kemi dëgjuar se ecja mund të jetë shumë e mirë për shëndetin.

Por, synimi për të ecur 10 mijë hapa në ditë mund të jetë i vështirë për ta përshtatur në orarin tuaj të përditshëm.

Por, çfarë nëse mund ta arrini qëllimin me më pak hapa? E tëra që duhet të bëni është të ndërroni drejtimin e ecjes, pra të ecni mbrapsht, thotë mjeku Michael Mosley.

Mosley, që ka podkastin “Just One Think” ka thënë se ecja mbrapsht për disa minuta mund të ketë përfitime befasuese shëndetësore, shkruan "The Sun". 

Ai ka thënë se ecja mbrapsht të forcon shpinën dhe gjunjët.

“Është teknikë që është përdorur nga fizioterapeutët me dekada për t'i rehabilituar lëndimet e këmbës. Mund të përmirësojë mobilitetin tuaj dhe ka shumë studime të mira shkencore që tregojnë se ecja mbrapsht po ashtu të ndihmon memorien”, ka thënë Mosley.

Edhe Sa hapa në ditë ju duhen për të jetuar më gjatë? Lifestyle Sa hapa në ditë ju duhen për të jetuar më gjatë?

Ai ka thënë se kjo praktikë daton qysh nga kohët e lashta dhe origjinën e ka në Kinë.

“Në fakt kinezët thonë se ‘100 hapa mbrapsht vlejnë sa 1000 hapa para’”, ka thënë Mosley.

Ai ka thënë se ecja mbrapsht të merr më tepër energji dhe të ndihmon të digjni më tepër kalori. Thotë se ju ndihmon në memorien afatshkurtëre, redukton dhembjen e shpinës dhe përmirëson balancën.