Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Super dieta me të cilën mund t’i rifitoni linjat për 14 ditë

Shpesh kërkojmë dieta efikase që të na ndihmojnë t’i rikthejmë linjat për një kohë të shkurtër. Dieta zgjat dy javë, nuk duhet të përdoren pije alkoolike dhe nuk duhet zëvendësuar një ushqim me një tjetër.

Nuk duhet ngrënë jashtë vakteve të ngrënies, nuk duhet ngrënë asgjë nga ato që nuk përfshihen në dietë.

Të gjitha perimet duhen përdorur pa vaj, sallatë pa vaj dhe pa kripë, asnjë tiganisje, copat e mishit duhet të jenë të vogla, kafeja duhet të jetë pa sheqer, çaji me limon pa sheqer.

Ëmbëlsirat, çokollatat dhe bananet ndalohen rreptësisht gjatë ditës edhe jashtë saj duhet të kenë parasysh të mos i përdorni shpesh dhe me masë të tepërt.

Pesha e trupit duhet të bie pesë kilogram brenda dy javëve.

Edhe Dietë 14-ditore Lifestyle Dietë 14-ditore

Mëngjesi çdo ditë:

Lëng frutash ose smoothie (fruta të bëra ne mikser me gjithë tulin e tyre) ose vezë e zier, një kafe pa sheqer (një kafe pa sheqer ndihmon në humbjen e oreksit të tepërt që keni).

Të hënën

Dreka: sallatë frutash (mollë+portokall+kivi), pa shtesa të tjera sipas dëshirës.

Darka: dy vezë të ziera, sallatë jeshile, një copë buke e thekur (30-40gr), kafe.

Të martën

Dreka: pulë e zier ose një copë mish qengji smoothie (fruta të bëra ne mikser si pelte).

Darka: biftek, domate, sallatë e gjelbër, selino, kastravec, kafe.

Të mërkurën

Dreka: dy kotëleta qengji ose viçi, selino, kastravec, domate, kafe.

Darka: dy vezë të ziera, domate, kafe.

Edhe Dieta me vezë të ziera ndihmon të humbni 10 kg në vetëm 14 ditë Lifestyle Dieta me vezë të ziera ndihmon të humbni 10 kg në vetëm 14 ditë

Të enjten

Dreka: si të hënën.

Darka: dy vezë, djathë pa yndyrë, lakër e zier pa yndyrë.

Të premten

Dreka: dy vezë, spinaq i zier, kafe.

Darka: peshk i zier ose i pjekur, sallatë jeshile, bukë e thekur, kafe pa sheqer.

Të shtunën

Dreka: vezë të ziera, spinaq i zier, kafe.

Darka: biftek, selino, kastravec, domate, kafe.

Të dielën

Edhe Heqja e disa ushqimeve nga dieta mund të ndikojë në humbjen e peshës Lifestyle Heqja e disa ushqimeve nga dieta mund të ndikojë në humbjen e peshës

Dreka: si të hënën.

Darka: pulë e zier, domate, karota, lakër e zier, një mollë, kafe.