Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studiuesit gjejnë mënyra për t’i ulur nivelet e larta të triglicerideve

Hulumtuesit kanë zbuluar se frenimi i një enzime në mëlçi i redukton ndjeshëm nivelet e triglicerideve në minj.

Një ekip në Qendrën Mjekësore Irving në Universitetin Columbia në New York kanë studiuar se si t’i ulin yndyrnat trigliceride të cilat qelizat i përdorin si lëndë djegëse. Gjetjet e tyre u publikuan të enjten e kaluar në revistën Cell Metabolism.

Yndyrnat transportohen në qeliza përmes qarkullimit të gjakut. Kur nivelet e triglicerideve janë të larta, grimcat janë të detyruara të hyjnë në qelizat që qëndrojnë në shtresën e arterieve, transmeton Koha.net. Këto pllaka të ngarkuara me kolesterol çojnë në një rritje të rrezikut prej sëmundjeve kardiovaskulare.

Nivelet normale të triglicerideve janë më pak se 150 miligramë për decilitër në bazë të testit të gjakut dhe trajtimi më efektiv është humbja e peshës me shprehi më të shëndetshme të ngrënies dhe ushtrime të rregullta, sipas klinikës Mayo.

Ilaçet me statine nuk janë efektive në uljen e niveleve të triglicerideve, pasi ato janë me kolesterol.

Edhe Ilaçet që ofrojnë shpresë për trajtim të sëmundjes së mëlçisë Lifestyle Ilaçet që ofrojnë shpresë për trajtim të sëmundjes së mëlçisë

Më parë, Utpal Pajvani, asistent profesori i mjekësisë në Kolegjin Vagelos në Universitetin Columbia, e udhëhoqi një ekip i cili zbuloi se frenimi i enzimës me barna të caktuara i përmirëson nivelet e sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe e redukton akumulimin e yndyrës dhe inflamacionit në mëlçi.

Në studimin e ri, të udhëhequr nga KyeongJin Kim, shkencëtar i asociuar hulumtues në këtë shkollë, zbuloi se frenimi i enzimës gjithashtu bën që qelizat e mëlçisë t’i tërheqin trigliceridet nga qarkullimi i gjakut.

“Ne i shohim këto të dhëna si demonstrim se një ilaç i cili e frenon sekretazën gama mund të përdoret për të krijuar përfitime të shumëfishta në të njëjtën kohë”, tha Pajvan në një njoftim për shtyp, përcjell Koha.net. “Kjo qasje do të ishte veçanërisht e dobishme për njerëzit me diabet të tipit 2, të cilët kanë rezistencë ndaj insulinës dhe sheqerna të larta të gjakut, por shpesh kanë edhe nivele të larta të triglicerideve të plazmës dhe sëmundje të mëlçisë së yndyrshme”.

Ilaçet që e frenojnë sekretazën gama nuk funksionojnë për t’i trajtuar sëmundjet kronike sepse ato e bllokojnë enzimën në të gjithë trupin dhe shkaktojnë efekte të rënda anësore gastrointestinale.

Prandaj hulumtuesit punuan me kolegët e industrisë për ta zhvilluar një molekulë “antindjesore” e cila fillimisht e bllokon sekretazën gama në mëlçi.

Kjo molekulë i reduktoi trigliceridet dhe glukozën në gjak pa efekte të dukshme anësore në minj.

Edhe Po testohet nëse modifikimi i gjeneve mund të ulë nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak Lifestyle Po testohet nëse modifikimi i gjeneve mund të ulë nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak

Pajvan pret që do të duhen disa vite para se komponenta ose një ilaç i ngjashëm të mund të testohet tek njerëzit.

“Shumë njerëz po kërkojnë mënyra të reja për t’i reduktuar trigliceridet dhe sa më shumë mundësi që i identifikojmë, gjasat do të jenë më të mëdha që t’ia dalim në fund,” tha Pajvani.