Doktorët kanë bërë thirrje për kujdes pasi që po vlerësojnë se plastika çdo ditë e më shumë po bëhet një kërcënim për jetën. Një studim ka gjetur se substanca mikroplastike përbëjnë rrezik për sëmundjet e zemrës tek njerëzit të cilëve thuhet se u është gjetur prezencë e mikroplastikës nëpër arteriet trupore.
Një ekip studiuesish në Napoli të Italisë ka ekzaminuar copëzat e plastikës që gjetën në venat e pacientëve që vuanin nga sëmundjet e venave dhe kanë gjetur se kontaminimi i këtyre venave është bërë përmes copëzave të plastikës që quhen polivinilë kloride (PVC), raporton The Guardian.
Pacientëve që ju gjetën këto copëza ishin pesë herë më të prirur për të pasur sulm në zemrës e edhe vdekje nga çdo shkaktar brenda 34 muajsh, kur u krahasuan me ata pacientë në venat e të cilëve nuk pati prezencë të mikroplastikës.
Njerëzit që janë të ekspozuar në ndotje ajri, janë më të prirur të kenë prezencë të mikroplastikës nëpër venat e tyre dhe të pësojnë vdekjen për arsye të ndryshme shëndetësore, por studimet që u bënë në kafshë dhe në qelizat e njerëzve sugjerojnë që shkaktar i sëmundjeve janë copëzat mikrospokike të plastikës.
“Nëse të dhënat tonë konfirmohen, do të kenë ndikim dramatik në shëndetin kardiovaskular sepse jemi të pambrojtur në luftën kundër plastikës. E vetmja mënyrë që sot kemi në dispozicion të mbrohemi, është të ndalohet prodhimi i plastikës” ka thënë udhëheqësi i studimit, Raffaele Marfella, nga Universiteti Luigi Vanvitelli në Napoli.
Marfella gjithashtu tregoi se edhe nëse pastrohet planeti nga plastika, rezultatet pozitive në shëndet nuk do të mund të shihen për vite të tëra.
Edhe
Nivele të larta mikroplastikash gjenden te personat që kanë kaluar infarkt
Ekipi i studiuesve vendosi të bëjë studimin pasi panë rritje në numrin e të vdekurve nga sëmundjet e zemrës, tek pacientët që konsideroheshin të jenë më pak të rrezikuar. Doktorët u bënë kureshtarë të dinë se mos mikroplastika mund të ndikojë në dëmtimin e venave të pacientëve duke rritur inflamacionin.
Në shkrimin e tyre në gazetën mjekësore “New England”, ata shpjeguan se si analizuan copëzat mikroplastike që i hoqën nga 304 pacientë të diagnostikuar me arterosklerozë që prekte arteret, nëpërmjet të cilave dërgohet gjaku në tru, karotidet. Sëmundja shkakton grumbullimin e gjakut në këto arterie, gjë që mund të rezultojë me sulm. Laboratori testoi gjakun që qarkullonte nëpër këto vena dhe gjeti prezencë të mikroplastikave.
“Të gjithë duhet të vetëdijesohemi për rrezikun që po i shkaktojmë vetvetes pasi kemi futur plastikën në mënyrën tonë të të jetuarit. Shpresoj që mesazhi alarmues nga studimi jonë të rrisë vetëdijen e qytetarëve, sidomos qeverive, që më në fund të kuptojnë rëndësinë e shëndetit të planetit tonë. Duhet të vendoset një slogan përmes së cilit bashkohen forcat e kuptohet nevoja që kanë njerëzit e këtij planeti për shëndet të mirë, pa plastikë, për shëndetin e zemrës dhe të Tokës”, ka thënë Marfella.