Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studimi i ri: Një në pesë pacientë me COVID-19 më vonë diagnostikohet me probleme në shëndetin mendor

Një në pesë persona që ka kaluar COVID-19 është diagnostikuar me një çrregullim në shëndetin mendor si ankthet, depresionin ose pagjumësi në tre muajt e parë pas testimit pozitiv për virusin, ka sugjeruar një studim i ri që kërkon të merren veprime të menjëhershme për t’u përballur me problemet mendore pas pandemisë.

Analiza – e kryer nga hulumtues të Universitetit të Oksfordit dhe Qendrës Hulumtuese Biomjekësore të Oxfordit – ka gjetur se njerëzit me probleme në shëndetin mendor ishin 65 për qind më shumë të rrezikuar për t’u diagnostikuar me COVID-19 sesa ata që s’kishin probleme, edhe duke marrë faktorë të tjerë të rrezikut si mosha, gjinia e kushtet shëndetësore.

“Këto gjetje ishin të papritura dhe duhen hulumtime. Në ndërkohë, të pasurit një çrregullim psikiatrik duhet t’i shtohet listës së faktorëve të rrezikut për COVID-19”, ka thënë Dr. Max Taquet, një nga autorët e analizës.

Kalkulimet u bënë nga të dhënat e rreth 70 milionë amerikanëve, duke përfshirë 62 mijë rastet e COVID-19 që nuk patën nevojë për hospitalizim apo vizitë në departamentin e emergjencës, raporton “The Guardian”.

Sipas hulumtimit, 18.1 për qind e njerëzve që kanë COVID-19, 14 deri 90 ditë pas diagnostikimit me këtë virus, dalin me probleme në shëndetin mendor. Këtu përfshihen edhe 5.8 për qind e njerëzve që e kishin më herët një diagnozë të tillë.

Në mënyrë që të ekzaminohen rreziqet që lidhen direkt me COVID-19, hulumtuesit kanë krahasuar të dhënat me gjashtë kushte të tjera në të njëjtën kohë përfshirë: influenzën, infeksione tjera respiratorë, infektim lëkure, gurët e tëmthit, gurë në traktin urinar dhe frakturë.

Edhe Një e treta e të shëruarve nga COVID-19 pësojnë çrregullime neurologjike e mendore Lifestyle Një e treta e të shëruarve nga COVID-19 pësojnë çrregullime neurologjike e mendore

Në tre muajt e parë pas diagnostikimit me COVID-19, 5.8 për qind e pacientëve kanë regjistruar problemet e para psikiatrike, krahasuar me 2.5 për qind dhe 3.5 për qind të pacientëve në grupet tjera të krahasimit, sipas të dhënave të publikuara në revistën “Lancet Psychiatry”.

Hulumtuesit kanë thënë se duhen më shumë hulumtime për të vërtetuar nëse diagnoza e çrregullimit mendor lidhet direkt me koronavirusin.