Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studenti i mjekësisë që merret me bletari

Fshati Rezhancë i Komunës së Hanit të Elezit, është rreth 700 metra mbi nivelin e detit, e aty familja Rexhellari po zhvillon aktivitetin e kultivimit të mjaltit.

Dashuria për bletë në këtë familje u trashëgua brez pas brezi.

Dikur e nisi gjyshi i tij, e tani 24-vjeçari, i cili është student i mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Përparim Rexhallari, e ka pasionin e njëjtë, raporton KOHA.

Atij i kanë mbetur edhe dy provime deri sa të marrë edhe titullin Doktor i Përgjithshëm.

Rexhallari thotë se studimet nuk e kanë penguar aspak që të merret me këtë profesion.

Edhe Bletarja me mjaltë cilësore në malet e Deçanit SOT Bletarja me mjaltë cilësore në malet e Deçanit

Ai, 5 vjet thotë se i ka kaluar duke u marrë në mënyrë aktive me bletë.

Familja Rexhallari ka mbi 60 koshere bletësh, derisa potencojnë që lokacioni i zgjedhur luan rol në mjaltë më të mirë.

Por, kjo hapësirë ka edhe të metat e saja. Për shkak të zonës malore ku ato po qëndrojnë, kosheret ishin sulmuar nga një ari.

E pjesa që Përparimit i pëlqen më shumë të flasë është për të mirat e mjaltit.

Edhe 40 tonë lakra për hektar, rendimenti që pret fermeri nga Istogu SOT 40 tonë lakra për hektar, rendimenti që pret fermeri nga Istogu

Ai thotë se studimet në mjekësi kanë bërë që të kuptojë edhe më shumë rëndësinë e këtij ushqimi.

Aktualisht, ata janë duke kryer punët pranverore ku po bëjnë vendosjen e kateve për grumbullimin e mjaltit.