Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Stimuluesi më i vogël kardiak në botë

Stimuluesi më i vogël kardiak në botë aktualisht ndodhet në shtatë spitale kineze, me pritjet për të hyrë në tregun kinez deri në fund të vitit.

I quajtur Micra Transcatheter Pacing System (TPS), stimuluesi u prodhua nga gjiganti mjekësor amerikan Medtronic dhe u ekspozua në Shangai në nëntorin e kaluar.

Është vetëm dy gram në peshë, rreth 10 për qind e madhësisë së stimuluesve kardiakë tradicionalë.

Pacienti kinez Jiang Chuyi u diagnostikua me probleme në zemër nëntorin e kaluar dhe ai mori pjesë në vendosen e stimuluesit të ri në fillim të këtij viti, transmeton KTV.

Vendosja e implantit ka qenë shumë e suksesshme.

“Më parë përdorja tableta për të shpëtuar zemrën. Tani unë kam hequr qafe shqetësimet dhe madje kam filluar të ngas makinën “, tha Jiang.

Edhe Njeriu që jetoi 100 ditë me zemër artificiale nga titani Lifestyle Njeriu që jetoi 100 ditë me zemër artificiale nga titani

Sipas mjekëve, kirurgjia tradicionale e stimuluesve kardiakë është më e rrezikshme për pacientët më të moshuar, me një rrezik të caktuar të ndërlikimeve. Ky stimulues i ri implantohet nga vena dhe është procedurë minimale.

“Stimuluesi nuk ka prerje kirurgjikale dhe nuk ka kufizime për aktivitetin e përditshëm të pacientëve. Pacientët vështirë se mund të gjejnë gjurmë në lëkurën e tyre, kështu që shumica e kohës harrojnë se kanë një stimulues kardiak”, tha Chen Keping nga spitali Fuwai.

Pajisjet mjekësore të huaja duhet të kalojnë procedura të ndryshme miratimi para se të hyjnë në Kinë, duke përfshirë përcaktimin e atributeve, regjistrimin e brendshëm dhe analizat klinike.