Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Sot” për ditë të mbarë

Programi i mëngjesit SOT është mënyra e duhur për të nisur ditën.

Formati më dinamik në ekranet televizive vjen gjatë javës në ekranin tuaj me shumë informacione për zhvillimet në vend në kohë reale, por edhe me reportazhe e materiale të përgatitura nga terreni.

Ekipi i emisionit është i pranishëm çdo ditë në terren dhe përmes rubrikës “Hajt pak” ju mund t’i adresoni shqetësimet dhe opinionet tuaja.

Emisioni “Sot” transmetohet çdo ditë pune nga ora 07:00 dhe të shtunave nga ora 08:00.