Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Soja parandalon kontaminimin mikrobial të ushqimit?

Derivatet nga soja mund ta ndalojnë rritjen e patogjenëve mikrobialë në ushqim, duke e parandaluar potencialisht sëmurjen e njerëzve pa e mbështjellë ushqimin me antibiotikë, raportojnë hulumtuesit në Kanada.

Hulumtuesit në Universitetin e Guelph zbuluan në një studim të kohëve të fundit që izoflavonet dhe peptidet nga kokrrat e sojës i vrasin mikrobet, dhe mund të jenë më efektive se sa kimikatet e përdorura tani për tani në përpjekje për ta parandaluar rritjen e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aditivët sintetikë përdoren për shumë lloje të ushqimit për ta parandaluar rritjen e baktereve, por studiuesit thonë se janë duke u bërë më pak efektive.

Derivatet e sojës mund të jenë një alternativë e mirë për t’i zëvendësuar ato, sepse soja është përdorur tashmë në shumë ushqime dhe dihet të jetë e sigurt, thonë ata.

“Ajo që është vërtetë emocionuese në lidhje me këtë studim është se ai premton në tejkalimin e çështjes se antibiotikët aktual i vrasin bakteret pa dallim, qofshin ato patogjenike apo të dobishme,” tha dr. Suresh Neethirajan, studiues në Universitetin e Guelth, në një deklaratë për shtyp, transmeton Koha.net. “Ju nevojiten bakteret e dobishme në zorrët tuaja që të jeni në gjendje ta procesoni ushqimin.”

Për këtë studim, të publikuar në revistën Biochemisty and Physics Reports, studiuesit i testuan efektet e peptideve të baktereve, duke zbuluar se ato e kufizojnë rritjen e listerisë dhe pseudomonaes.

Edhe pse duhet të kryhen prova më të mëdha të përqendrimeve të testuara në studim, derivatet e sojës tregojnë potencial për t’i zëvendësuar antibiotikët që e humbin efikasitetin, thanë studiuesit.

“Përdorimi i gjerë i agjentëve kimikë antimikrobial ka bërë që disa variante të baktereve të bëhen shumë rezistuese ndaj tyre, duke i bërë ato kryesisht të paefektshme”, tha Neethirajan. “Peptidet dhe izoflavonet e sojës janë të biodegradueshme, ekologjike dhe jotoksike. Kërkesa për mënyra të reja për t’i luftuar mikrobet është e madhe, dhe studimi ynë tregon se izoflavonet dhe peptidet me bazë të sojës mund të jenë pjesë e zgjidhjes”.