Lifestyle

Sipas raportit të Gallup-it, bota është e zemëruar dhe e stresuar

Njerëzit në mbarë botën janë duke u bërë më shumë të zemëruar, të stresuar dhe të brengosur, duke u bazuar në një studim të ri global.

Nga 150,000 njerëz të intervistuar në 140 vende, një e treta thonë se janë duke vuajtur nga stresi

Raporti Gallup Global Emotions i ka pyetur njerëzit për eksperiencat e tyre pozitive dhe negative.

Nga vendet më negative kanë qenë Chad e përcjellë nga Niger. Ndërkaq vendi më pozitiv ishte Paraguay, thonë raportet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte vendi i 39-të më pozitiv kurse Britania e Madhe ishte e 46-ta e përcjellë nga India e cila ishte e radhitur në vendin e 93-të, transmeton BBC, raporton Koha.net.

Kërkimet u fokusuan në eksperiencat e të intervistuarve për një ditë më herët.

Të intervistuarit u pyeten “a keni qeshur shume dje?” dhe “a je trajtuar me respekt”, duke u munduar të hyjnë në brendësinë e përditshmërisë së njerëzve.

Rreth 71% e njerëzve thanë se përjetuan kënaqësi të konsiderueshme një ditë para sondazhit.

Sondazhi zbuloi se nivelet e stresit ishin në një nivel të ri, ndërsa nivelet e shqetësimit dhe trishtimit u rritën gjithashtu. Rreth 39% e të anketuarve thanë se kishin qenë të shqetësuar ditën para sondazhit dhe 35% ishin të stresuar.