Pakënaqësia ndaj demokracisë brenda shteteve të zhvilluara është në nivelin e saj më të lartë në pothuajse 25 vjet, sipas studiuesve të Universitetit të Kembrixhit.
Akademikët kanë analizuar atë që ata thonë se është grupi i të dhënave më të mëdha globale, sa u përket qëndrimeve ndaj demokracisë, bazuar në katër milionë njerëz në 3.500 sondazhe, transmeton KTV.
Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kishin nivele veçanërisht të larta të pakënaqësisë.
“Në të gjithë globin, demokracia është në gjendje të rëndë”, tha autori i raportit, Roberto Foa.
Studimi, nga Qendra e Universitetit të Kembrixhit për ardhmërinë e Demokracisë, ka gjurmuar pikëpamjet e demokracisë që nga viti 1995. E shifrat për vitin 2019 tregojnë se proporcioni u rrit nga 48% në 58%, niveli më i lartë i regjistruar.
Hulumtimi, që përfshin 154 shtete të botës, bazohet në pyetjen nëse njerëzit janë të kënaqur ose të pakënaqur me demokracinë në vendin e tyre.
-
Votuesit në shumë shtete të botës janë skeptikë për demokracinë, thotë sondazhi
-
74 për qind e botës jeton në autokraci, Kosova në zonën e demokracisë
-
Të rinjtë evropianë humbin besimin në demokraci
-
Bota ka më shumë besim në Bidenin sesa në Trumpin, thotë sondazhi
-
Bie popullariteti i SHBA-së në të gjithë botën