Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pakënaqësia e amerikanëve në vlerën më të lartë historike

Nju Jork, 18 qershor – Po fillon të duket si Shtetet e Pakënaqura të Amerikës.

Të mposhtur nga izolimet e koronavirusit dhe rritja e papunësisë, Amerika ka hyrë në një gjendje të zymtë, ku shumë qytetarë thonë se janë më të pakënaqur se në çdo periudhë tjetër, në 48 vjet të mbajtjes së regjistrave, sipas një studimi të ri.

“Rreth 23% e amerikanëve të anketuar në fund të majit thanë se ndihen më pak të lumtur, një rritje historike për një shifër që ka qëndruar mes 10% dhe 14% për gati dy dekada”, tha NORC, një qendër anketuese në Universitetin e Çikagos.

Pjesa e personave që e konsiderojnë veten si shumë të lumtur arriti në 14%, shkalla më e ulët për këtë pyetje, që nga prezantimi i saj në vitin 1972/DPA.