COVID-19 mund të dëmtojë mushkëritë, tre muaj pas infektimit me koronavirus.
Sipas një studimi në 10 pacientë nga Universiteti i Oksfordit, ku u përdor një teknikë e re e skanimit për t’i identifikuar dëmet, doli se COVID-19 mund të shkaktojë anomali të mushkërive.
Profesori Fergus Gleeson, i cili është në krye të këtij studimi, thotë se ka provuar skanimin tek 10 pacientë mes moshave 19-69 vjeçare, përmes rezonancës magnetike (MRI) porse ka përdorur edhe Xenon, një element kimik, raporton BBC.
Skanimet shfaqën shenja të dëmtimit të mushkërive, dhe nxorën në pah zona ku ajri nuk depërton lehtë.
Megjithatë, u raportua se prova do të testohet edhe tek 100 persona të tjerë.
Artikuj të ngjashëm
-
Studimi gjen anomali në mushkëri që shpjegojnë vështirësitë në frymëmarrje pas COVID-19
-
Indi i mushkërive të pacientëve që vuanin nga COVID-19 shërohet brenda tre muajve
-
Studimi “identifikon” dëmtimet afatgjate në mushkëritë e pacientëve me COVID-19
-
COVID-19 i shkatërron tërësisht mushkëritë e të vdekurve nga sëmundja
-
Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore