Implanti i gjinjve mund të shkaktojë një formë të rrallë dhe vështirë të mjekueshme të kancerit, ka konfirmuar FDA në hulumtimin e ri.
Agjencia federale në SHBA ka marrë një raport nga 359 femra që kanë pohuar të kenë bërë implante të gjirit, të cilave më vonë u është paraqitur një formë e rrallë e kancerit. Nëntë nga këto femra kanë vdekur.
Përditësimi i këtij hulumtimi është një fitore për hulumtuesit amerikanë, gjashtë vjet pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte paralajmëruar lidhjen e mundshme të implanteve me kancerin, transmeton Koha.net.
Vitin e kaluar rregullatori francez ishte i pari që konfirmoi lidhjen, duke urdhëruar prodhuesit e implanteve të gjirit që të japin më shumë informacione për produktet e tyre, përndryshe do të ndaloheshin.
Implantet e gjirit janë forma e dytë më e popullarizuar pas operacioneve plastike në SHBA. Vlerësohet se 300 mijë femra në vit kryejnë implante të gjirit.
Rregullatorët kanë siguruar pacientët se kanceri trajtohet më lehtë duke hequr implantet.
-
Franca ndalon implantimin e silikonit në gjoks, rezultoi kancerogjen
-
Rriten rastet e kancerit te personat më të rinj se 50 vjeç, studimi tregon llojet më të përhapura
-
Diagnostikimi me kancer të gjirit shënon rritje te gratë nën moshën 50 vjeçe
-
Të diagnostikuarit me kancer të gjirit vlerësohet se po mbingarkohen me trajtim të panevojshëm
-
Shumica e të diagnostikuarave me kancer të hershëm të gjirit do të mbijetojnë përtej 5 vjetëve