Nuk ka diskutim se karantina tashmë ka shkaktuar presion në jetët e shumë çifteve. Intensiteti i shkaktuar nga largimi prej jetës normale dhe ballafaqimi i menjëhershëm me qëndrimin mbyllur në shtëpi çdo ditë, nuk ishte diçka që e kishim paramenduar më herët, por ja që pandemia na bëri të përballemi edhe më këtë situatë.
Lidhjet romantike shpesh shndërrohen në diçka rutinore për ne, saqë nuk i kushtojmë rëndësi shëndetit të tyre. Zënkat e vogla për gjëra të përditshme dhe reagimet agresive, në jetën normale mund të kalojnë pa u vënë re, por karantina i ka testuar dukshëm raportet në çift saqë ka njerëz që tashmë kanë filluar të reflektojnë në kualitetin e lidhjeve të tyre romantike, transmeton Koha.
Por, nuk duhet humbur shpresën për këtë gjë.
Mendojeni këtë si një mundësi për të reflektuar në atë që ka funksionuar mirë në lidhjen tuaj, dhe gjërat që duket se janë thyer mes jush si çift. Kur jë lidhje duket e përçarë, neve na mungon ndjenja e afërsisë dhe aftësia për të qenë një ekip me partnerin. Kjo mund t’iu bëjë të reagoni shpejt me kritika ndaj personit tuaj të dashur, në vend se të provoni të shfaqni empati dhe përkrahje për të.
Prandaj, ekzistojnë disa mënyra për ta përmirësuar atmosferën e cila është krijuar nga mendimet negative dhe mungesa e intimitetit me partnerin tuaj.
Bisedoni duke e përdorur fjalën ‘unë’ në vend të ‘ti’
Nëse gjithmonë e filloni fjalinë tuaj me ‘ti’, atëherë i bie se je duke ia drejtuar gishtin gjithmonë personit me të cilin po diskuton, e në këtë rast, partnerit tuaj. Kështu tingëlloni sikur po e fajësoni partnerin për gjithçka dhe kjo mund të shkaktoj probleme më të rënda. Ndërsa, kur gjatë diskutimit e përdor fjalën ‘unë’, atëherë kjo tregon se merr përgjegjësi për mendimin, kërkesat apo pikëpamjet tua.
Fokusohuni tek mendimet pozitive
Si pasojë e presionit të shkaktuar nga karantina dhe prishja e rutinës ditore, njerëzit kanë prirje të nevrikosen me gjithçka që partneri i tyre e bënë. P.sh. kur përtypin me zë të lartë, apo tregohen të pakujdesshëm me gjërat e shtëpisë. Por, është mirë që në këto raste të fokusoheni tek gjërat pozitive që ata i bëjnë. Sepse në të kundërtën nuk do të keni mundësi të vëreni asgjë më shumë se detajet negative.
Jini të sjellshëm
Gjeni momente të lira për të bëra gjëra të vogla me partnerin tuaj, të cilët krijojnë ngrohtësi mes jush. Janë detajet e vogla ato që kanë rëndësi, por njëkohësisht janë pikërisht këto gjëra të vogla ato që harrojmë t’i bëjmë me njëri-tjetrin. Pirja e çajit çdo pasdite, përgatitja e drekës apo darkës së preferuar të partnerit tuaj apo shikimi i një filmi apo serie televizive së bashku, është shumë i rëndësishëm për një lidhje romantike të shëndoshë. Nganjëherë duhet t’i praktikoni këto shprehi, edhe nëse nuk keni dëshirë sepse kështu e rindërtoni raportin tuaj. Pra duhet të tregoheni të dashur, kuptueshëm dhe sjellshëm me partnerin dhe kërkesat e nevojat e tyre.
Të gjitha lidhjet romantike kalojnë nëpër periudha të vështira, sidomos kur jeni duke provuar t’i përmirësoni ato. Por, përfundimisht këto përpjekje i bëjnë ato edhe më të fuqishme dhe rezistente ndaj kohës.