Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të parandalohet ekzema

Ekzema është një gjendje shëndetësore që shkakton kruajtje dhe e bën lëkurën e thatë dhe të plasaritur.

Më së shpeshti shfaqet te fëmijët, por gjithashtu mund të zhvillohet për herë të parë në moshë madhore.

Simptomat mund të ndryshojnë në mes të copëzave të vogla të lëkurës së thatë, në zona të mëdha të lëkurës së kuqe në gjithë trupin, transmeton KP.

Pacientët mund të heqin qafe ekzemën duke përdorur vajin e kokosit dhe duke marrë vitamina, sipas Shoqatës Kombëtare të Ekzemës.

Marrja e vitaminës D mund të përmirësojë shenja të ekzemës. Edhe marrja e vitaminës B12 mund të ulë rrezikun e ekzemës, por nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar përfitimet.