Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pezmatimi i lëkurës – kurat më të mira natyrale

Pezmatimi i lëkurës që shoqërohet me shfaqjen e gungave të skuqura mund të jetë një reagim alergjik ose një kundërpërgjigje e organizmit ndaj stresit.

Ka raste kur sipas ekspertëve, urtikaria mund të shkaktojë probleme të mëtejshme.

Bëhet fjalë për ënjtjen e fytit, gjë që kërkon edhe një ndërhyrje urgjente mjekësore.

Në shumicën e kohës këto puçrra janë beninje dhe shkaktojnë një parehati të madhe.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa trajtime shtëpiake të cilat mbajnë nën kontroll kruarjen dhe parehatinë e shkaktuar.

Edhe Trajtime të thjeshta kundër tharjes së duarve Lifestyle Trajtime të thjeshta kundër tharjes së duarve

Vitaminat dhe mineralet

Të dhënat e ekspertëve tregojnë se vitamina C ndihmon në uljen e nivelit të histaminës, gjë që për rrjedhojë lehtëson simptomat e urtikaries.

Ekspertët thonë se një dozë prej 2 deri në 4 gramë vitaminë C në ditë mund t’ju ndihmojë kundër këtij problemi.

Nga ana tjetër, vitamina E dhe zinku janë gjithashtu të dobishëm për shëndetin e lëkurës.

Tërshëra

Tërshëra ka efekt qetësues kundër pezmatimit të lëkurës.

Edhe Arsyet pse fytyra skuqet më shumë teksa plakeni kur vuani nga rosacea Lifestyle Arsyet pse fytyra skuqet më shumë teksa plakeni kur vuani nga rosacea

Mjafton të zieni një filxhan ujë dhe të hidhni një lugë gjelle me tërshërë. Pas 30 minutash kullojeni lëngun dhe përdorni një pambuk për të lyer lëkurën.

Ju mund të hidhni tërshërë edhe në një vaskë dhe të bëni banjë të shkurtër për të lehtësuar simptomat.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës përmban baktere të mira të cilat formojnë acidin acetik.

Falë kësaj aftësie, uthulla e mollës rekomandohet edhe kundër urtikaries dhe pezmatimit të mëtejshëm të lëkurës.

Ekspertët rekomandojnë përzierjen e një luge gjelle me uthull me 2 lugë gjelle ujë dhe më pas këtë tretësirë mund ta përdorni për të lyer lëkurën.

Edhe Kurat e duhura kundër tharjes së gojës Lifestyle Kurat e duhura kundër tharjes së gojës

Nëse gungat e kruajtshme e të skuqura janë të shpërndara në zona të ndryshëm ekspertët thonë se këtë tretësirë mund ta hidhni në shishe spërkatëse.

Me këtë shishe më pas mund të spërkasni zonat e pezmatuara një e nga një që të gjeni lehtësim./AgroWeb.org