Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mënyrat e trajtimit të ekzemës së lëkurës

Pavarësisht në rast se keni lindur me sëmundjen shoqëruese të lëkurës apo e keni zhvilluar atë më vonë gjatë jetës, ekzema mund të jetë e dhimbshme, e turpshme dhe plogështuese. Për më tepër, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Britanisë së Madhe ka njoftuar se kohëve të fundit numri i rasteve të personave që vuajnë nga ekzemat është rritur për 40 për qind vetëm gjatë katër vjetëve të fundit.

Ekzema është skuqje e lëkurës dhe të plasaritura të saj, të cilat shpesh shkaktojnë kruarje dhe të çara. Lloji më i zakonshëm i ekzemës është ai atopik, i shkaktuar nga alergjitë, por njerëzit mund të vuajnë nga ekzema e kontaktit që nënkupton ndezjen pas prekjes së alergjenëve, si nikel ose gome, ajo diskoide, e cila ndodh në copa në formë monedhe, ose seborrheic që janë ekzema të kokës. Mjekët sugjerojnë se për të shpëtuar prej tyre, këto vragë nuk duhet të kruhen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo, pasi që kruajtja e dëmton lëkurën dhe mund të krijojë hapësirë për veprimin e baktereve, të cilat zakonisht jetojnë në sipërfaqe dhe kësisoj futen në trup, për të shkaktuar infeksion. Ajo që mjekët sugjerojnë me këtë rast është që thonjtë të mbahen sa më të shkurtër, në mënyrë që kur kruajtja bëhet e padurueshme, sipërfaqja e lëkurës vetëm të masazhohet në zonën e irrituar me ndonjë krem hidratues, duke përdorur vetëm pjesën e majave të gishtërinjve. Shumica e njerëzve do të duhet të provojnë disa trajtime para se të gjejnë një të tillë që u përshtatet atyre.

Mënyra më e mirë për të trajtuar ekzemën është hidratimi. “Mbuloni trupin tuaj me krem hidratues në mëngjes dhe natën, mbani shishen në çantë për ta përdorur gjatë ditës”, ka thënë për mediat britanike mjeku Matt Matt Piccaver. “Mos u frikësoni nëse kremi juaj i preferuar pushon së funksionuari – mund t’ju duhet të ndryshoni markën”. Për sa u përket rasteve të ekzemës së rëndë, mjekët mund të referojnë konsultimin me ndonjë dermatolog, i cili mund të përshkruajë krem, fasha speciale dhe mbështjellës të lagësht, apo edhe terapi me dritë ultraviolete.