Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si ta dekoroni shtëpinë që të duket më e madhe?

Të pasurit një shtëpi të madhe me hapësirën e duhur për të gjithë anëtarët e familjes është ëndërr e secilit prej nesh.

Por mes ëndrrës dhe realitetit, njeriu mjaftohet me atë shtëpi që mund të përballojë financiarisht.

Edhe nëse shtëpia që keni zgjedhur mund të jetë e vogël, me trikat e duhur ju mund t’i jepni asaj dhe vetes një hapësirë më të bollshme.

Ekspertët e fushës së dizajnit të brendshëm ofrojnë këshillat e mëposhtme që të bëni shtëpinë tuaj të duket më e madhe.

Zgjidhni ngjyra të çelëta

Edhe Cilën ngjyrë duhet zgjedhur për një kuzhinë që nuk ka shumë ndriçim Lifestyle Cilën ngjyrë duhet zgjedhur për një kuzhinë që nuk ka shumë ndriçim

Sipas ekspertëve ngjyra me të cilën do të lyeni shtëpinë luan një rol domethënës në krijimin e idesë së një hapësire të madhe ose të vogël.

Nëse dëshironi që shtëpia të duket më e madhe, jepini dritë asaj duke zgjedhur ngjyra të çelëta e të hapura.

Mobilet dhe tapiceritë gjithashtu duhet të kenë ngjyra të nuancave më të lehta.

Ndriçimi

Arkitektët sugjerojnë zbatimin e rregullit të artë të ndriçimit, që ka të bëjë me vendosjen e tre burimeve të ndriçimit në çdo dhomë.

Kësisoj, ato do të krijojnë një hapësirë drite që vizuelisht do të duket sikur ka zmadhuar hapësirën e dhomës.

Trekëndëshi i dritës do ta bëjë shtëpinë të duket më e madhe se sa është.

Transparenca

Ekspertët sugjerojnë që të investoni në mobile transparente, tryeza xhami e karrige transparente të cilat tani janë shumë në modë.

Sa më transparente t’i keni mobilet aq më e madhe do të duket shtëpia.

Pasqyrat

Edhe Një dhomë e mbingarkuar me sende pengesë për relaksim Lifestyle Një dhomë e mbingarkuar me sende pengesë për relaksim

Pasqyrat reflektojnë dritën dhe krijojnë iluzionin e të pasurit një apartament më të madh.

Me pasqyrat mund të përdorni edhe fantazinë dhe të luani me kornizat dhe madhësinë e tyre.

Rafte të larta

Raftet duhen vendosur në pika më të larta që shikimi të shkojë sipër.

Kësisoj krijohet ideja e një hapësire më të madhe.

Në këto rafte mund të vendosni libra, dekorime të vogla dhe vazo.

Larg rrëmujës

Mobilimi i rrëmujshëm dhe kaotik i shtëpisë e mbyll dhe e zvogëlon atë.

Në mobilimin e shtëpisë duhet të jeni minimalistë dhe të shmangni sa më shumë rrëmujën që të krijoni idenë e një hapësire të madhe e të pastër.

Më pak piktura

Edhe Tri gjërat në dhomën e gjumit që mund të rrisin stresin Lifestyle Tri gjërat në dhomën e gjumit që mund të rrisin stresin

Mos i mbushni muret me piktura e korniza.

Zgjidhni një pikturë të madhe që krijon idenë e hapësirës së madhe dhe shmangni kornizat e vogla që e ngushtojnë atë./AgroWeb.org