Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si ndikon djathi te niveli i sheqerit në gjak

Djathi është i pasur me yndyra dhe kjo mund ta bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm.

Ka shumë variacione djathi të cilat për shumë kohë tashmë janë cilësuar si jo shumë të dobishme për trupin.

Megjithëse si një nën produkt i qumështit edhe djathi është një probiotik i shkëlqyer i pasur me shumë minerale.

Studime të reja kanë kthyer faqen persa i përket konsumimit të djathit.

Studimi

Edhe Djathi është vlerësuar gabimisht si i dëmshëm për shëndetin Lifestyle Djathi është vlerësuar gabimisht si i dëmshëm për shëndetin

Studiuesit e Universitetit të Albertas në Kanada, të cilëve u referohet AgroWeb.org tregojnë se ky ushqim mund të ndikojë në rregullimin e sheqerit në gjak.

Kryesisht këshillohet për paradiabetikët të cilët kanë një nivel të ulët yndyrash në trup.

Ekspertët sugjerojnë se ngrënia e një sasie djathi në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular apo diabetin.

Gjatë studimit u vu re se enzima të djathit dhe produkteve të bulmetit ndihmonin në prodhimin e fosfolipideve.

Gjithashtu ndihmon edhe në stabilizimin e nivelit të insulinës.

Megjithëse zakonisht rekomandohet konsumimi i djathërave me pak yndyrë në këtë rast nuk ka rëndësi lloji i tij.

Mund të zgjidhni djathin që preferoni dhe të përfitoni të gjithë vlerat minerale që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit.

Edhe Si ndikon në shëndetin e zemrës ngrënia e përditshme e djathit Lifestyle Si ndikon në shëndetin e zemrës ngrënia e përditshme e djathit

Një tjetër studim, të cilit i referohet AgroWeb.org që përfshiu më shumë se 200,000 persona tregoi se konsumimi i djathit çdo ditë ndihmon shëndetin.

Personat që konsumuan një sasi të vogël djathi çdo ditë patën një rrezik më të vogël sa iu përket sëmundjeve të zemrës.

Të dhënat për këtë studim që u morën për një periudhë 10 vjeçare treguan për rëndësinë e këtij ushqimi.

Sa duhet të konsumoni

Ekspertët rekomandojnë rreth 40 gramë djathë në ditë, por tregohuni gjithnjë të kujdesshëm ta konsumoni atë të freskët.

Djathi është gjithashtu i pasur në probiotikë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Çelësi për një jetesë të shëndetshme është sigurisht ngrënia e shëndetshme dhe e pastër.

Edhe Djathë në darkë për gjumë të qetë? Lifestyle Djathë në darkë për gjumë të qetë?

Edhe në rastin e konsumimit të djathit ju mund të zgjidhni ta konsumoni atë si çdo ushqim tjetër të kombinuar me shumë perime.

Kujdesuni të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të bëni zgjedhje të shëndetshme pa abuzuar me asnjë ushqim./AgroWeb.org