Shtetet që po e kanë të vështirë të përmbajnë valën e dytë të COVID-19 po kthehet kah testet më të shpejta, të lira, por me saktësi dukshëm më të ulët, për të evituar vonesat dhe mungesat që kanë penguar tentimet për diagnostikuar dhe gjurmuar shpejt ata që janë të infektuar, raporton agjencia Reuters.
Në Gjermani, ku janë regjistruar sot 4122 raste të reja me koronavirus duke çuar shifrën totale në 329.453, ka siguruar 9 milionë teste të ashtuquajtura antigjen për muaj, teste që mund të japin rezultatin brenda pak minutave dhe kushtojnë rreth 5 euro copa. Kjo, në teori, do të mbulojë më tepër se 10 për qind të popullatës.
SHBA-ja dhe Kanadaja po ashtu janë duke blerë miliona të këtyre testeve, si dhe Italia, tenderi i fundit i të cilës prej 5 milionë testeve ka pasur oferta nga 35 kompani të ndryshme.
Instituti Robert Koch në Gjermani (RKI) tash rekomandon testet antigjen për të plotësuar ato molekulare PCR që ekzistojnë tashmë dhe janë më të sigurta, e që janë bërë standard për vlerësimin e të infektuarve aktiv. Por, ka pasur mungesë të testeve PCR ndërsa pandemia ka ngarkuar laboratorët dhe ka shpenzuar kapacitetin e prodhuesëve.
Testet PCR zbulojnë materialin gjenetik në virusin, ndërsa ato antigjen zbulojnë proteinat në sipërfaqen e virusit, ndonëse të dyja zbulojnë infeksionin aktiv. Një tip tjetër i testit, për antitrupa që trupi prodhon në reagim ndaj infeksionit, mund të ndihmojë të tregohet nëse ke qenë i infektuar me COVID-19 në të kaluarën.
Edhe
SHBA-ja rikthen testet falas për Covid-19
Si testi PCR, edhe për testin antigjen duhet të merret strisho e hundës. Po ashtu mund të prodhojnë këto teste më tepër “negativë fals”.
Mirëpo, rritja alarmuese e infeksioneve të reja nëpër botë, ka detyruar zyrtarët shëndetësorë që të shikojnë më tepër opsione ndërsa stinori i influencës dimërore po afrohet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar për më tepër se 2 milionë raste të reja javën e kaluar, duke e sjellë shifrën totale në mbi 37 milionë, ndërsa janë regjistruar mbi 1 milionë të vdekur në botë nga COVID-19.
Gerard Krause, drejtor i departamentit të epidemiologjisë në Qendrën Helmholtz për Hulumtime të Infeksionit në Gjermani, ka thënë se testet antigjen mund të përdoren te pacientët pa simptome, duke lënë ato PCR për pacientët që shfaqin simptome të sëmundjes.
Ka filluar të marrë hov përdorimi i testeve antigjen në industrinë e udhëtimit. Kompanitë ajrore Airitalia ofron fluturime Romë – Milano ekskluzivisht për pasagjerët më teste negative, ndërsa Lufthansa e Gjermanisë ka paralajmëruar një plan të ngjashëm testues.
Edhe
Nis të rriten rastet me COVID-19 nëpër Evropë
Franca ofron një milionë teste në javë, por politika testim falas ka quar te vonesa të shumta dhe radhë, duke shtyrë hulumtuesit që të dalin me një test që thonë se jep rezultat për 40 minuta, dhe atë pa pasur nevojë për strisho të hundës.
Italia bën 800 mijë deri 840 mijë teste në javë, më tepër se dyfishi sa bënte në prill, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Por, këshilltari i Qeverisë, mikrobiologu i Universitetit Padua, Andrea Cristanti, ka thënë se shtetit i duhen 2 milionë teste në javë për t’u përballur me virusin.
Në Holandë, ku nivelet e infeksionit janë më të lartat në Evropë aktualisht, Qeveria është duke punuar në rritje të kapacitetit të testimeve dhe laboratorëve, për të testuar deri 385 mijë në javë duke filluar nga java e ardhshme. Synimi është të testohen deri 500 mijë në javë deri në dhjetor.
Por njerëzit kanë pritur disa ditë për t’u testuar. Autoritetet fajësojnë kërkesat e shumta nga personat pa siumptome të qarta.
Në reagim, autoritetet kanë kufizuar testet rapide për punëtorët shëndetësorë dhe mësuesit, ndërsa tjerët shkojnë në listë të pritjes.
Edhe
Kthimi në normalitet i Suedisë
Kompania zvicerane Roche, të martën ka njoftuar për planin për të lansuar një test të ri antigjen deri në fund të vitit, ndërsa ky test jep rezultatin për 18 minuta.
Ndërkohë drejtoresha e Institutit për Virologji në Universitetin Klinik në Frankfurt, ka thënë se testet antigjene të shpejta mund të jenë opsion vetëm për pacientët pa simptome që planifikojnë të vizitojnë të moshuarit në shtëpi të pleqëve.
Por njerëzit nuk bën të marrin këto teste si zëvendësime për të konfirmuar nëse janë të infektuar apo jo.
“Testi PCR mbetet standardi i artë. Testet antigjen nuk duhet të përdoren si alternativë për PCR”, ka thënë ajo.