Zyrih, 4 dhjetor – Premton të bëhet një armë në të ardhmen për të luftuar sëmundjet e shkaktuara nga degjenerimi i qelizave nervore, siç është Alzheimer.
”Neuroni i parë artificial i silikonit i përgjigjet sinjaleve nga sistemi nervor dhe shënon një hap përpara drejt mundësisë së riparimit të qarqeve nervore dhe rivendosjes së funksioneve të humbura”, është rezultat i studimit të koordinuar nga Alain Nogareti, i universitetit britanik të Bathit, universiteti zviceran i Zyrihut dhe universiteti i Zelandës së Re në Auckland, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.
Të vëzhguara për disa kohë, neuronet e para të silikonit janë një shembull i të ashtuquajturit ilaç bioelektronik, i cili me materiale artificiale imiton qarqet natyrore dhe proceset.
“Dizenjimi i pajisjeve të tilla ishte një sfidë e vërtetë. Deri më tani neuronet kanë qenë ‘kuti të zeza’, por tani ne e dimë se si të shohim brenda tyre. Puna jonë ndryshon një paradigmë sepse ofron një teknikë për të riprodhuar në detaje funksionet elektrike të neuroneve”, theksuan studiuesit/ANSA.
-
Neuronet e para artificiale imitojnë në mënyrë efektive neuronet e vërteta
-
Një ilaç do të testohet nëse mund ta parandalojë Alzheimerin
-
Deri ku ka arritur kërkimi për kurën e Alzheimerit?
-
Mjekët zbulojnë se ilaçi kundër HIV-it mund t’i parandalojë 1 mln raste të Alzheimerit çdo vit
-
Ilaçi eksperimental që mund t’i zvogëlojë gjasat për zhvillimin e Alzheimerit të hershëm