Sëmundja e Alzheimerit prek afro 7 milionë amerikanë dhe parashikohet që ky numër të dyfishohet deri në vitin 2060, duke arritur në 13.9 milionë raste. Meqë kjo sëmundje është e pashërueshme dhe me pasoja të rënda, shkencëtarët po kërkojnë vazhdimisht mënyra për ta parandaluar apo ngadalësuar përparimin e saj, ka raportuar New York Post.
Tani, një studim i ri ka zbuluar se një grup ilaçesh të zakonshme kundër HIV-it, të njohura si inhibitorë të transkriptazës së kundërt të nukleozidit (NRTIs), mund të ulin ndjeshëm rrezikun për të zhvilluar Alzheimer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudiuesit analizuan të dhënat e mbi 270,000 pacientëve mbi moshën 50 vjeçe dhe kanë zbuluar se rreziku për Alzheimer ulej me 6 deri në 13% për çdo vit që pacientët kishin përdorur këto ilaçe.
“Është vlerësuar se mbi 10 milionë njerëz në botë diagnostikohen çdo vit me sëmundjen e Alzheimerit. Rezultatet tona sugjerojnë se përdorimi i këtyre ilaçeve mund t'i parandalojë rreth 1 milion raste të reja të Alzheimerit çdo vit”, ka thënë Jayakrishna Ambati, themelues i Qendrës për Shkencën e Avancuar të Shikimit në Universitetin e Virginias.
Këto ilaçe përdoren zakonisht për të ndalur shumëzimin e virusit HIV në trup, por studiuesit zbuluan se ato bllokojnë edhe inflamazomet – pjesë të sistemit imunitar që luajnë rol në zhvillimin e Alzheimerit.
Ambati ka shtuar gjithashtu se ekipi i tij ka zhvilluar një version më të sigurt dhe më efektiv të këtyre ilaçeve.
“Ne kemi zhvilluar edhe një ilaç të ri të quajtur K9, i cili bllokon inflamazomet dhe është një version më i sigurt e më efektiv sesa NRTIs. Ky ilaç tashmë është në prova klinike për sëmundje të tjera, dhe planifikojmë ta testojmë edhe për Alzheimerin”, ka thënë ai.
Studimi u publikua në revistën shkencore Alzheimer’s and Dementia.
Ky zbulim i ri i shtohet një liste në rritje të trajtimeve premtuese për sëmundjen e Alzheimerit. Për shembull, një substancë që gjendet te rozmarina dhe sherebela, e quajtur acid karnosik, ka treguar se rikthen kujtesën dhe ul inflamacionin e trurit te minjtë me Alzheimer, duke rikthyer funksionet e tyre mendore pranë normales.
Gjithashtu, një studim nga Stanford Medicine gjeti se të moshuarit që kishin marrë vaksinën kundër lisë së dhenve (shingles) kishin 20% më pak gjasa të zhvillonin demencë për një periudhë 7-vjeçare.
Po ashtu, shkencëtarë nga Penn State dhe Universiteti Stanford zbuluan se një ilaç kundër kancerit mund të rikthejë kujtesën dhe funksionin e trurit në modelet e Alzheimerit në fazë të hershme.