Tableti i humbjes së peshës që përmban lorkaserin mund të ndikojë fuqishëm në luftën kundër obezitetit, pasi studimi tregoi se nuk e rriti rrezikun e sëmundjeve të rënda të zemrës.
Shkencëtarët pohojnë se lorkaserin është bari i parë për humbjen e peshës që konsiderohet e sigurt për shëndetin e zemrës në përdorim afatgjatë, gjë që do të lejonte rregullatorët të autorizonin parashkrimin e këtij ilaçi në sistemin shëndetësor të Britanisë së Madhe.
Lorkaserin merret dy herë në ditë dhe e shtyp dëshirën duke stimuluar trurin për të krijuar një ndjenjë të ngopjes, transmeton KosovaPress. Në studimin amerikan, 12.000 njerëz morën pjesë dhe grupi i marrjes së ilaçit reduktoi peshën për më shumë se katër kilogram në 40 muaj.
Një analizë shtesë tregoi një ndryshim të vogël në testet e dëmtimit të zemrës tek njerëzit që përdorin lorkaserin.
Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave në vitin 2012 miratoi përdorimin e lorkaserin për të rritur.
Bari shitet në SHBA që nga viti 2013, me çmim prej 220 deri 290 dollarë në muaj.
-
Studimi i ri: Obezët mund të humbin peshë me medikamentin për trajtimin e diabetit
-
Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind
-
Ilaçet e diabetit që po përdoren për dobësim të mira edhe kundër kancerit
-
Studimi amerikan zbulon efektet premtuese të pilulës që ruan peshën pas dobësimit
-
Bie numri i operacioneve për dobësim në SHBA - nën 200 mijë për herë të parë që nga viti 2020