Zona të ndryshme në tru mund të ndikojnë ndryshe te njerëzit që vuajnë nga depresioni se sa te të tjerët, thuhet në një studim.
Studiuesit në Universitetin Duke kanë krijuar “hartën” e aktiviteteve elektrike në trurin e minjve.
Zbulimi i ri hap rrugën për diagnozim më të mirë dhe metoda për trajtim.
Shkencëtarët shumë shpejt mund të jenë në gjendje të parashikojnë depresionin duke ekzaminuar pjesë të ndryshme në tru që flasin njëra me tjetrën, sugjeron studimi i ri.
Aktualisht, diagnoza e depresionit përcaktohet përmes pyetjeve subjektive, dhe në disa raste në bazë të testit të gjakut për gjendjen e tiroides që në disa raste mund të shkaktojë çrregullime të disponimit.
Nëse harta e aktiviteteve të trurit “përkthehet” te njerëzit, studiuesit besojnë se gjetjet e tyre një ditë mund të përdoren për të diagnostifikuar dhe madje për të parandaluar depresionin.
Edhe
Shkencëtarët zbulojnë “orën matëse të kilometrave” në tru
Modelet e komunikimit ndërmjet zonave të trurit mund të ndihmojë mjekët të diagnostifikojnë depresionin, thuhet në studim.
Depresioni është i vështirë për t’u trajtuar dhe shumë njerëz mund të përballen me çrregullime të disponimit për dekada të tëra.
Harta mentale e trurit me depresion po ashtu mund të ndihmojë në njohjen e komponentëve psikologjikë dhe fizikë të depresionit, dhe të çojë në masa dhe trajtime parandaluese gjithëpërfshirëse dhe efektive.
-
Depresioni shpesh vjen pas shumë sëmundjeve fizike kronike, tregon studimi
-
Ndryshimet në tru gjatë shtatzënisë mund të lidhen me depresionin pas lindjes
-
Studimi: Ankthi pasojë e reduktimit të aktivitetit te qendra e aftësive njohëse në tru
-
Truri i femrave dhe ai i meshkujve reagojnë ndryshe ndaj stresit