Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkencëtarët britanikë nisin “gërmimin arkeologjik” të kancerit

Shkencëtarët britanikë nisin “gërmimin arkeologjik” të kancerit

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndërmarrë një "gërmim arkeologjik" të madh të kancerit, duke analizuar përbërjen e plotë gjenetike, ose sekuencën e plotë të gjenomit të tumoreve nga rreth 12.000 pacientë.

Anëtarët e ekipit thonë se sasia e paprecedentë e të dhënave i lejon ata të zbulojnë lloje të reja në ADN-në e kancerit, raportoi BBC-ja të enjten.

Sipas tyre, të dhënat gjenetike përfundimisht do të ndihmojnë në përmirësimin e diagnozës dhe trajtimit të kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

Një pjesë e hulumtimit është publikuar në revistën prestigjioze “Science”.

Kanceri mund të konsiderohet si një version i korruptuar i qelizave të shëndetshme, kur mutacionet në ADN ndryshojnë qelizat, derisa ato përfundimisht rriten dhe ndahen në mënyrë të pakontrolluar.

Edhe DeepMind prezanton “AlphaGenome”, AI-në që ndihmon leximin e ADN-së Lifestyle DeepMind prezanton “AlphaGenome”, AI-në që ndihmon leximin e ADN-së

Tradicionalisht shumë kancere janë kategorizuar nga mjekët në bazë të vendit ku ndodhen në trup dhe llojit të qelizave të përfshira - por sekuenca e të gjithë gjenomit mund të sigurojë informacione të tjera.

Hulumtuesja kryesore, profesoresha Serena Nik-Zainal, një konsulente në spitalet universitare të Kembrixhit, tha për BBC-në se studimi ishte si një "gërmim arkeologjik" i kancerit të njerëzve.

"Ne mund të shohim modelet ose gjurmët në fushën e kancerit të tyre. Dhe kanceri i të gjithëve është i ndryshëm. Të dimë se mund të personalizojmë raportin e kancerit të çdo personi do të thotë se jemi një hap më afër personalizimit të trajtimit për ta”, ka thënë ajo.

Udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit, ekipi hulumtues analizoi të dhënat e ADN-së të ofruara nga “Projekti 100.000 gjenome”.

Edhe Testi që mund të parashikojë se cili trajtim për kancerin e gjirit është i duhuri Lifestyle Testi që mund të parashikojë se cili trajtim për kancerin e gjirit është i duhuri

Studiuesit ishin në gjendje të zbulonin kombinime specifike të ndryshimeve gjenetike, të ashtuquajturat "nënshkrime mutacionale" - që mund të jenë çelësi për zhvillimin e kancerit.

Duke krahasuar të dhënat me projekte të tjera ndërkombëtare të kancerit gjenetik, ata konfirmuan lloje që tashmë janë të njohura dhe zbuluan 58 të reja.