Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkaqet e shfaqjes së thinjave para kohe

Foto: iStock

Flokët thinjen kur trupi resht së prodhuari pigmentin melaninë që është përgjegjëse për ngjyrën e flokut.

Bëhet fjalë për një proces natyral që shkon krah për krah me moshën.

Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.

Shkaqet kryesore të shfaqjes së thinjave

Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.

Edhe Gjithçka rreth rënies së flokëve, përfshirë çka duhet të ndërmerret Lifestyle 5 muaj më parë Gjithçka rreth rënies së flokëve, përfshirë çka duhet të ndërmerret

Problemet në ushqyerje

Mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave.

Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.

Faktori gjenetik

Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron tek faktori gjenetik.

Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.

Ndotja mjedisore

Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë.

Këto goditje të njëpasnjëshme shkaktojnë eventualisht zbardhje të tij.

Duhani

Radikalet e lira që prodhohen nga pirja e duhanit shkaktojnë stres oksidues që dobëson prodhimin e melaninës dhe nxit zbardhjen e flokut.

Stresi

Tensioni i lartë, stresi dhe ankthi janë ndër shkaqet kryesore të zbardhjes së parakohshme të flokut.

Edhe Vitaminat që ju duhen për flokë të shëndetshëm Lifestyle 7 muaj më parë Vitaminat që ju duhen për flokë të shëndetshëm

Flokët që bien si pasojë e një ndodhie traumatike apo stresuese mund të rriten sërish, por kësaj here të thinjur.

Tiroidja

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga tiroidja kanë tendencën të thinjen përpara kohe.

Ushqimet më të mira kundër thinjës së flokëve

Bajamet

Bajamet duhet të bëhen pjesë e regjimit tuaj ushqimor sepse janë shumë të pasura me vitaminë E, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.

Arrat

Arrat janë të pasura me biotinë.

Kjo vitaminë ul numrin e thinjave dhe përmirëson paraqitjen e flokut.

Barishtet

Spinaqi, selinoja, specat, lakra, kastraveci e barishtet janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale të cilët ushqejnë flokun dhe pengojnë shfaqjen e thinjave.

Salmoni

Edhe Disa mënyra që u ndihmojnë burrave të parandalojnë rënien e flokëve Lifestyle 2 j. më parë Disa mënyra që u ndihmojnë burrave të parandalojnë rënien e flokëve

Salmoni është shumë i pasur me selenium që ndihmon në prodhimin e hormoneve të dobishme për flokun.

Për më tepër, salmoni përmban proteina të cilat pengojnë thinjen e tij./agroweb