Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sapuni, një prej arsyeve pse mushkonjat ju ngjiten si magnet

Larja me sapun mund të duket një strategji e arsyeshme për shmangien e mushkonjave mbi bazën që nëse nuk ju nuhasin, nuk mund t'ju kafshojnë.

Megjithatë, një studim sugjeron se në vend se t’ju fshehë, sapuni mund t’ju bëjë edhe më tërheqës, me mushkonjat që favorizojnë aromën e sapunëve.

Shkencëtarët kanë thënë se mushkonjat mund të tërhiqen nga sapuni sepse kur ato nuk ushqehen me gjak, ato plotësojnë zbrazëtinë me nektar bimorë, shkroi Guardian. 

“Fakti se ne marrim atë aromë lulesh e frutash dhe i vëmë në trup nënkupton se mbajmë erë si lule dhe si njeri”, ka thënë Clement Vinauger, drejtues i studimit. “Është sikur të zgjohesh dhe të nuhasësh edhe kafenë edhe petullën. Shumë tërheqëse”.

Por, studimi thotë se efektet e sapunit ndryshojnë te njerëzit, për shkak të ndërveprimit të sapunit me aromën individuale të secilit person.

Shkencëtarët dolën në përfundim se përzgjedhja e sapunit mund të shpjegojë pse te disa njerëz mushkonjat janë si magnet, e te të tjerët jo.