Rreth 35 për qind e tumoreve shkaktohen nga të ushqyerit keq, një e dhënë që pritet të rritet duke marrë në konsideratë efektin e plakjes së popullsisë, thekson Liga Italiane për Luftën Kundër Tumorit (LILT).
“Sot e dimë se 35 për qind e tumoreve shkaktohet nga një e ushqyer e gabuar”, thotë presidenti i LILT-së, Francesco Schittulli.
“Për pasojë është vendimtare, sot më shumë se kurrë, që t’i paraprihet. Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme, mos të pish duhan dhe të praktikosh aktivitete fizike rregullisht, janë rregullat e para për të parandaluar shfaqjen e tumoreve”, këshillon Schittulli, transmeton atsh.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtatë milionë raste të kancereve në vit janë të parandalueshme, sipas një raporti
-
Disa mënyra për ta parandaluar kancerin përmes ndryshimeve të zakoneve të përditshme
-
Studimi i ri: Gjysma e vdekjeve nga kanceri mund të parandalohen duke ndryshuar stilin e jetesës
-
Mbipesha tejkalon duhanpirjen si shkaktare e disa llojeve të kancerit
-
OBSH: Nga ushqimi i ndotur shkaktohen mbi 200 sëmundje