Jeni të rraskapitur nga një natë tjetër pa gjumë? Urime, ju jeni bashkuar me shumë njerëz në të gjithë globin që vuajnë nga mungesa e gjumit, një problem serioz që mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor dhe fizik.
Problemet e gjumit përbëjnë një "epidemi globale që kërcënon shëndetin dhe cilësinë e jetës për deri në 45% të popullsisë së botës", sipas statistikave të “Ditës Botërore të Gjumit”.
Por është e lehtë të shërohesh nga ajo mungesë gjumi, veçanërisht nëse je i ri. Një gjumë i mirë një a dy natë - dhe sigurisht një javë të plotë gjumë - dhe ju jeni kthyer në veten tuaj plotësisht funksionalë.
Fatkeqësisht, një studim i ri i kohëve të fundit zbuloi se mund të mos jetë kështu, edhe për të rinjtë. 13 njerëz në të 20-at e tyre që flinin 30% më pak se sa duheshin për 10 netë, nuk e kishin rikuperuar plotësisht pjesën më të madhe të sistemit të tyre njohës pas shtatë netëve të gjumit të pakufizuar për tu rikuperuar.
"Kohët e reagimit u përmirësuan gjatë shtatë ditëve dhe u kthyen në nivelet bazë, ndërsa detyrat e tjera njohëse, përfshirë përpikërinë, nuk u rikthyen plotësisht," tha Bhanu Prakash Kolla, specialist për ilaçet për gjumë.
Mungesa kronike e gjumit ndikon në aftësinë tuaj për t'i kushtuar vëmendje, zgjidhur probleme dhe për të marrë vendime, shkruan CNN.
"Ajo që tregoi studimi është se ka gjëra të tilla si kujtesa dhe shpejtësia e përpunimit mendor që nuk do të rikthehen aq shpejt", tha Raj Dasgupta, një tjetër specialist.
"Definitivisht, pjesët kryesore nga humbja e gjumit mund të shërohen, por ka gjëra që thjesht nuk do t'i ktheni shpejt", tha Dasgupta.
Truri ka nevojë për gjumë
Mund të ketë qenë një studim i vogël, por i bën jehonë rezultateve nga hulumtimet e mëparshme. Një studim i gjumit i bazuar në laborator zbuloi se njerëzit që flinin më pak se gjashtë orë në natë për dy javë - dhe të cilët mendonin se po bënin mirë - funksionuan aq keq në testet njohëse dhe refleksive sa njerëzit që ishin të privuar nga gjumi për dy netë të plota radhazi.
Kjo ndodh sepse trurit i duhen cikle të pandërprera të gjumit për të thithur aftësi të reja, për të formuar kujtime kryesore dhe për të riparuar trupin nga konsumimi i ditës.
Mungesa kronike e gjumit ndikon në aftësinë tuaj për të kushtuar vëmendje, për të mësuar gjëra të reja, për të qenë krijues, për të zgjidhur problemet dhe për të marrë vendime.
Edhe kapërcimi i gjumit për vetëm një natë prish funksionimin.
Të qenit zgjuar për vetëm 18 orë mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të drejtuar makinën aq keq sa të kishit një përqendrim të alkoolit në gjak prej 0.05%, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Në varësi të moshës sonë, ne duhet të flemë nga shtatë deri në 10 orë çdo natë. Por 1 në 3 amerikanë nuk fle mjaftueshëm, sipas CDC.
Çfarë duhet bërë
Çelësi, thonë ekspertët e gjumit, është që të shmangni pagjumësinë në radhë të parë.
"Ne kemi nevojë ta prioritizojmë gjumin dhe të tentojmë që së paku të flemë shtatë orë çdo natë”, tha Kolla.
Mund të bëni gjumë të mirë duke mos pirë duhan dhe alkool. Ushqimi i mirë, ushtrimet fizike të rregullta, qëndrimi mendërisht aktiv dhe kontrollat e vazhdueshme të presionit të gjakut dhe nivelit të kolesterolit, do të përmirësojnë gjumin.