Si në çdo fushë tjetër edhe në botën e modës, libri ka rëndësinë e vet, veçmas për ata që udhëzimet i kërkojnë në libra.
Këtu hyjnë historitë inspiruese që janë shkruar për disenjatorët më të famshëm të botës, e deri te librat për punën teknike.
Në librarinë “Dukagjini” ndodhet këndi i veçantë për librat dedikuar modës.
Libri më i kërkuar është biografia e ikonës Coco Chanel, pa lënë anash dy librat e dedikuar posaçërisht dizajnimit të çantave dhe këpucëve.
Doruntina Drenovci nga libraria “Dukagjini”, për emisionin “Fashionista” ka thënë se përveç këtyre botimeve, studentëve të dizajnit u nevojiten më shumë libra në gjuhën shqipe nga ky lëmë.
Artikuj të ngjashëm
-
“Miu Miu” po e shndërron librin në simbol statusi dhe intelekti
-
Pamundësia e zëvendësimit të librit nga teknologjia
-
Librat që nxisin fëmijët të lexojnë e të largohen nga telefonat
-
Dua Lipa hap në Portugali bibliotekën me libra të ndaluar
-
Panairi – kontrasti midis adhurimit të librit dhe festës që venitet