Hulumtuesit kanë prodhuar imazhe të zemrës së foshnjës derisa është ende brenda mitrës.
Gratë shtatzëna janë skanuar në një makinë të rezonancës magnetike ndërsa kompjuterët e fuqishëm ndërtuan modelin 3D të rrahjeve të vogla të zemrës së fëmijës së palindur, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Ekipi në Kolegjin e Londrës King's dhe nga “Guy's and St Thomas's” ka thënë se kjo do të përmirësojë kujdesin për foshnjat me sëmundjet e trashëguara në zemër.
Hulumtuesit kanë thënë se qasja e tyre mund të adaptohet lehtë nga spitalet.