Një në çdo tetë vdekje në Evropë mund të lidhet me ndotjen, thuhet në një raport të Agjencisë së Mjedisit të Bashkimit Evropian.
Faktorët e tillë si ajri i ndotur, cilësia e dobët e ujit dhe ekspozimi ndaj kimikateve kanë kontribuar në 13 për qind të vdekjeve, thuhet në raport.
Sipas tij, komunitetet më të varfra dhe njerëzit në nevojë janë më të goditurit nga ndotja.
“Nevojitet një veprim i fuqishëm për t’i mbrojtur më të rrezikuarit”, tha agjencia, shkruan Rel.
“Ekziston një lidhje e qartë midis gjendjes së mjedisit dhe shëndetit të popullsisë sonë”, tha komisionari për Mjedis i BE-së, Virginijus Sinkevicius.
“Të gjithë duhet ta kuptojnë se duke u kujdesur për planetin tonë, ne jo vetëm që i shpëtojmë eko-sistemet, por edhe jetët tona”, shtoi ai.
Raporti nga agjencia me bazë në Kopenhagë u lëshua të martën.
Edhe
Raporti i BE-së: Rreth 400 mijë vdekje si pasojë e ndotjes së ajrit më 2021
Ai zbuloi se 630,000 vdekje të parakohshme në BE u janë atribuar faktorëve të mjedisit më 2012 – që është viti i fundit për të cilin ka të dhëna në dispozicion.
“Njerëzit janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta në çdo kohë, përfshirë ajrin dhe ujin e ndotur dhe kimikatet, të cilat kombinohen dhe në disa raste veprojnë bashkërisht, duke ndikuar në shëndet”, thuhet në raport.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ndotja e ajrit shkakton vdekjen e miliona njerëzve në botë çdo vit dhe se është përgjegjëse për një të tretën e vdekjeve nga goditja në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.
-
Një në gjashtë njerëz vdes nga ndotja e ajrit në botë
-
Raporti: Cilësia e ajrit në Evropë po përmirësohet, por i nxehti ekstrem paraqet rrezik
-
Për katër vjet, mbi 200 mijë persona vdiqën nga i nxehti në Evropë
-
Studimi: Rreth 30% e punonjësve shëndetësorë në Evropë të ekspozuar ndaj rrezikut nga kanceri në punë