Përderisa pamja e zbrazët e rafteve mund t’i frikësojë njerëzit për mungesë të ushqimeve, ekspertët në zinxhirin e furnizimit të ushqimit na sigurojnë që kjo nuk do të ndodhë për shumë gjatë.
Kur koronavirusi u përhap si epidemi, duke parë linja të gjata të njerëzve duke u furnizuar me shumicë dhe rafte të thata shumë shpesh, vizitat ne supermarketet lokale nuk ishin shumë të këndshme.
Në Amerikë, supermarkete të shumta kishin mungesë të letrave të tualetit, ujit, orizit, makaronave, dhe ushqimeve të ngrira, në fund të janarit si pasojë e panikut të njerëzve.
Fotografi të rafteve të thata filluan të qarkullojnë në fund të janarit, duke i shtyrë kështu njerëzit të furnizohen online në uebfaqe si Amazon Fresh. Duke krahasuar me javën e njëjtë, një vit më parë shitja e fasuleve u rrit për 37%, orizi për 25% dhe makaronat për 10%, raporton BBC news, transmeton KOHA.
Tani, me fillimin e muajit prill dhe me vazhdimin e furnizimit me shumicë të njerëzve, zinxhiri i supermarketeve ka marr disa masa.
Shitësit janë bashkuar me prodhuesit, depoistët dhe operatorët e zinxhirit të furnizimit për të përmbushur kërkesat e njerëzve. Në mes të pasigurisë, ekspertët sigurojnë që zinxhiri i furnizimit të ushqimit nuk do të ketë mungesë ushqimi.
Edhe
Përfaqësuesit e bizneseve thonë se s’ka vend për panik, s’do të ketë mungesë të produkteve ushqimore
‘’Ne kemi qenë në situatë pothuajse të njëjtë edhe më parë. Kjo situatë ku gjendemi tani është më ndryshe sepse është e zgjatur dhe është në çdo vend, mirëpo kur ndonjë uragan është duke u afruar sjellja e njerëzve është e njëjtë si tani’’ tha Fred Boehles, drejtor ekzekutiv i firmës së zinxhirit të furnizimit në Americold Logistics.
Në një situatë normale, zinxhiri i furnizimit ushqimor do t’i ndante listën e artikujve/inventarin në dy pjesë. Në supermarket, restorante dhe bare të ndryshme. Mirëpo duke e marrë parasysh që restorantet janë mbyllur, të gjitha furnizimet i marrin vetëm supermarketet.