Njerëzit e martuar thonë gjithmonë: mos u shtrini për të fjetur kur jeni ende të inatosur.
Kjo këshillë duket se nuk është vetëm për hir të marrëdhënies burrë-grua, por ka edhe anën e vet shëndetësore. Një kërkim i ri shkencor ka dalë në përfundimin se të biesh për të fjetur me inat përbrenda e prish gjumin.
Duke marrë parasysh se gjumi i keq ose mungesa e tij çon në probleme me shëndetin mendor, shtim në peshë dhe ulje të produktivitetit në punë, atëherë problemi është i madh, transmeton tch.
Psikologët e Universitetit të Ajovës i bazojnë përfundimet e tyre nga vëzhgimi i 436 vullnetarëve. Ata që i zinte gjumi ende të inatosur me diçka gjatë ditës, bënin një gjumë më të parehatshëm në krahasim me të tjerët.
-
Pozicioni i preferuar i gjumit mund të dëmtojë shëndetin në disa mënyra
-
Pasojat që do t’i përballni nëse nuk po flini sa duhet
-
Temperatura e papërshtatshme dhe gërhitja e partnerit lënë pa gjumë miliona njerëz
-
Zgjohuni më herët për ta luftuar depresionin
-
Gjumi i hershëm apo i vonshëm, cili sjell shëndetin e mirë