Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pse ndodh kruajtja e trupit dhe a është e dëmshme

Shkencëtarët kanë rënë në një përfundim pse trupi i njeriut herë pas here ka nevojë për kruajtje apo fërkim të lehtë.

Sipas Shkollës Mjekësore të Harvardit, në lëkurën e trupit ekziston një bakter i zakonshëm që shkakton kruajtje dhe irritim, duke vepruar drejtpërdrejt në qelizat nervore, ka shkruar Skynews.

Studiuesit ekspozuan lëkurën e minjve ndaj bakterit Staphylococcus aureus dhe zbuluan se ata zhvilluan një kruajtje të fortë për disa ditë. Kjo nuk ishte vetëm për shkak të vetë bakterit, por sepse i bënte brejtësit tepër të ndjeshëm ndaj prekjeve të lehta, që normalisht nuk do të shkaktonin kruajtje.

Kjo përgjigje është e zakonshme te pacientët me sëmundje si ekzema, por mund të ndodhë edhe te njerëzit pa ndonjë shqetësim mjekësor.

Enzima që gjendet në lëkurë, e quajtur V8, shkakton kruajtje duke aktivizuar një proteinë PAR1. Gjendet në neuronet e lëkurës që bartin sinjale të ndryshme si dhimbje, nxehtësi dhe kruajtje.

Pra, sipas studimit, kruajtje është normale dhe e zakonshme në trupin e njeriut, por që nuk do të duhej të shmangej nëse nis të bëhet pengues i procesit normal të jetës.