Okulistët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes.
Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë.
Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh.
Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë.
Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit
Edhe
Pse ju lotojnë sytë shpesh
Simptomat e lodhjes së syve
Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë:
Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve
Lotim ose tharje e syve
Shikim i mjegulluar
Dhimbje koke,
Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës.
Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës
Vështirësi në përqendrim
Edhe
Pesë shenjat që tregojnë se po kaloni shumë kohë në telefon
Vështirësi në hapjen e syve.
Shkaktarët Kryesorë të Lodhjes së Syve
Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë:
Përdorimi i pajisjeve digjitale,
Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim
Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal,
Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë.
Tharja e syrit,
Edhe
Arsyet shëndetësore pse ndodh dridhja e syrit
Stresi dhe lodhja
Ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë./agroweb