Introvertët preferojnë të qëndrojnë të vetmuar shumicën e kohës. Pra, i duan më tepër qëndrimet me veten, sesa me grupe njerëzish që japin ide dhe mendime të llojllojshme.
Por si shpjegohet dëshira për të qëndruar vetëm? “Introvertdear”, blog për personat introvertë, thotë se këta lloj njerëzish nuk i duan turmat e mëdha, dëshirat për të shkëmbyer muhabete apo diskutime të gjata që ua marrin energjinë.
Në momente të caktuara, dopamina, element kimik që ndryshe quhet “elementi i kënaqësisë”, është më i rritur në trurin e njeriut në momentin kur ai është i vetëm në dhomë.
Sipas kësaj, njerëzit që preferojnë të jenë vetëm, kanë shkallë më të lartë të dopaminës dhe ai ambient iu jep kënaqësi reale.
Në anën tjetër, introvertët harxhojnë më tepër energji kur janë në prani të dikujt pasi, sipas blogut, duhet të përfshijnë disa shqisa për të qenë të vëmendshëm në bisedë.
Nga kjo, ata marrin mësim që për të mos u lodhur shumë, duhet të qëndrojnë të vetmuar ose diku në cep, larg turmës.
Për dallim nga introvertët, ekstrovertët pëlqejnë turmat, zhurmën, muzikën e lartë dhe grupet e shumta të miqve.