Një studim i kohëve të fundit zbuloi se amishët janë në mesin e grupit më të shëndetshëm të njerëzve në Amerikë dhe se kanceri është një sëmundje shumë e rrallë brenda komunitetit. Hulumtuesit e kanë studiuar nga afër mënyrën e tyre të jetesës dhe dietën e tyre për ta zbuluar se pse ndodh kështu, transmeton koha.net.
Shumica e amishëve nuk pinë duhan, nuk pinë alkool dhe nuk janë seksualisht promiskuitentë (partnerë të shumëfishtë seksual gjatë jetës), gjë që solli në përfundimin se mënyra e tyre e jetesës e luan një rol të rëndësishëm.
Ata janë jashtëzakonisht aktivë për shkak se punojnë në bujqësi, ndërtimtari dhe punë të tjera të prodhimtarisë, të cilat kërkojnë kondicion intensiv fizik, i cili i mban ata në formë të shëndetshme. Amishët prodhojnë ushqim organik dhe konsumojnë shumë fruta, perime, qumësht, mish dhe ushqime të tjera të shëndetshme. Ushqimi i pasur me enzima, vitamina dhe ushqyes është përditshmëri e tyre.
Derisa shumica e njerëzve nuk e kuptojnë mënyrën e jetesës së amishëve, këta njerëz të vyeshëm e bëjnë një jetë të thjeshtë, të pastër dhe produktive. Ata prodhojnë dhe konsumojnë ushqim lokal, ndërsa pjesa tjetër e botës po e përdor një dietë të tillë gjithnjë e më rrallë.
-
Dhjetë ushqime për duhanpirësit
-
OBSH: Rastet me kancer pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën deri në vitin 2050
-
Ushqyerja në mënyrë të shëndetshme ul rrezikun nga zhvillimi i demencës
-
Edhe pesë filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundje të mëlçisë
-
Çka i ndodh trupit kur sheqeri largohet krejtësisht nga dieta?