Këtë javë fëmijët do të mësojnë për punën në radio nga emisioni i radhës i PFF-së, i cili transmetohet të shtunën.
Ata do të kuptojnë se çfarë pune bëhet në këtë lloj të medias nga vizita, që i është bërë nga emisioni bashkë me fëmijët radios “Glam” në Prishtinë. Me këtë rast të vegjlit panë nga afër se si ndërtohet një lajm dhe si transmetohet ai dhe muzika e përzgjedhur tek dëgjuesit e radios.
Po ashtu, në këtë edicion të ri nuk do të mungojnë rubrikat e përjavshme si “Rrëfenja”, “Punëdore” e “Ngjyra- ngjyra”. Ndërsa arushi Bada do të përkujdeset për disponimin e shikuesve tanë të vegjël përmes lojës dhe argëtimit bashkë me miqtë e tij.
“Programi Fluturues i Fëmijëve” transmetohet të shtunave në orën 16:25 në KTV.