Në Programin Fluturues të Fëmijëve, edicionin që u transmetua të shtunën, të vegjlit patën rastin të mësojnë shumëçka duke u argëtuar. Nga takimi me rreshterin Arsim Gollubovci dhe zyrtaren policore
Mimoza Hasanin, ata mësuan për rregullat e komunikacionit. Por jo vetëm kaq, ngase PFF solli edhe rubrikat e përjavshme. Në rubrikën “Ngjyra ngjyra” shikuesit e vegjël mësuan si të bëjnë punëdore me materiale të thjeshta ndërkaq në atë “A e dini si...?” përveç tjerash u shpjegua se si funksionon stacioni meteorologjik. Nuk mungoi as kuizi i përjavshëm. Edicionin e ri të PFF-së mund ta ndiqni në videon e mësipërme.
Artikuj të ngjashëm
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, emision për mbrojtjen e mjedisit
-
Fëmijët mësojnë për rregullat e komunikacionit
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar robotikës
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar riciklimit
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar eksplorimit në natyrë