Edicioni më i ri i PFF-së i cili u transmetua të shtunën në KTV pati për temë mbrojtjen e mjedisit. Me këtë rast bashkë me fëmijë u zhvilluan aktivitete në natyrë dhe u diskutua rreth mënyrave se si duhet të mbrohet mjedisi.
Po ashtu shikuesit e vegjël sfidojnë njohuritë e tyre përmes rubrikave “Kuiz” dhe “Gjëegjëza”.
Ndërkaq në rubrikën “Punëdore” mund të mësojnë hap pas hapi se si të bëjnë një gjarpër nga letra dhe si mund të shndërrohet një shishe e plastikës në mbajtëse të lapsave apo brushave të pikturimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar riciklimit
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar mbrojtjes së planetit
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar 23 vjetorit të KTV
-
Bota e mahnitshme e kafshëve nënujore në edicionin e ri të PFF-së
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, emision kushtuar kafshëve