Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Profesoresha amerikane që ha mantia çdo mëngjes

Profesoresha amerikane, Dana Varady, që ligjëron në shkollën ndërkombëtare në Kosovë, në emisionin “N’shpi”, rubrikën “Buka jonë, goja huj”, provojë ushqimet tradicionale të Kosovës duke i përzier me produktet e qumështores Drena.

Dana tha se ushqimi është arsyeja më e fuqishme që ajo synon të kaloj pjesën tjetër të jetës në Kosovë. Ajo provojë prej flisë, mantisë, leqenikut e deri te deserti, që ishte tullumbi.

Gjatë vizitës së nënës së saj nga Amerika nga Kosovë, ajo tha se nëna çdo mëngjes kishte blerë mantia.

“Herën e ardhshme që vjen nëna në Kosovë, do të provojmë t’i gatuajmë”, tha ajo.

 

Artikuj të ngjashëm