Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Probiotikët reduktojnë episodet manike tek çrregullimi bipolar

Fazat manike tek çrregullimet bipolare mund të çojnë në hospitalizim që zgjatë me ditë të tëra deri sa simptomat e pacientit të mos kontrollohen më mirë. Megjithatë, është zbuluar se ekziston një zëvendësim i thjeshtë i ushqyerjes i cili mund të ndihmojë në kontrollimin e episodeve manike të kësaj sëmundje - probiotikët.

Ekzistojnë gjithnjë e më shumë tregues se ndryshimet e disponimit janë të lidhura me inflamacione dhe ndryshime mikrobiale, pra bakteret në traktin e tretjes, transmeton koha.net.

Në John Hopkins School of Medicine është zhvilluar një studim interesant për të parë nëse probiotikët mund të jenë të dobishëm për personat që lirohen nga spitali pas episodeve manike. Testi u krye në 66 pacientë me çrregullim bipolar të përzgjedhur në mënyrë rastësore, të cilët u ndanë në dy grupe.

Grupi i parë e mori një kombinim të lactobacillusit dhe bifidobacterit, ndërsa grupi tjetër mori placebo. Ata u monitoruan për 24 javë. Para fillimit, shkencëtarët identifikuan se cilët nga pacientët kishin më shumë markerë inflamues. Rezultatet ishin befasuese.

Ri-hospitalizimi ndodhi në 51% të pacientëve që morën placebo.

Tek ata që konsumuan probiotikë, vetëm 24.2% u hospitalizuan përsëri. Përfundimi më i rëndësishëm ishte se hospitalizimi u zvogëlua për 90% në rastet më të rënda.

Përveç kësaj, pacientët që konsumuan probiotikë mbetën në spital për një mesatare prej 2.8 ditësh ndërsa grupi i kontrollit për 8.3 ditë. Ky studim i mbështetë dëshmitë e mëparshme se flora e zorrëve ndikon në sëmundjet mendore.

Edhe Analiza e mikrobiomit mund të tregojë nëse ka rrezik për Parkinson Lifestyle Analiza e mikrobiomit mund të tregojë nëse ka rrezik për Parkinson

Studimi sugjeron se inflamacioni në trup është i lidhur me inflamacionin e zorrëve, e që mund të ndikojë në disponim, të paktën në rastet e rënda.

Hulumtimi ishte mjaft i vogël dhe pacientët e zgjedhur e kishin një çrregullim jashtëzakonisht serioz bipolar. Studime të ngjashme në pacientët me simptoma të lehtë të depresionit dhe skizofrenisë kanë gjetur ndikim më të vogël të probiotikëve në disponim.

Ky studim ka potencial që ta ndryshojë praktikën e trajtimit të pacientëve me çrregullim bipolar pas lirimit të tyre nga spitali. Shtimi i probiotikëve në ilaçe, të cilat zakonisht merren është i lehtë, i lirë dhe nuk ka efekte anësore.