Pijet e gazuara, përfshirë edhe ato energjike mund të jenë një lloj porte drejt alkoolit për fëmijët, thuhet në një studim, raporton “Daily Mail”.
Fëmijët që pinë pije me kafeinë kanë dyfish më tepër gjasa që të provojnë pije alkoolike para moshës 11-vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertët kanë analizuar mbi 2000 fëmijë në SHBA, të moshave mes 9 dhe 10 vjet, të cilët janë pyetur se sa shpesh kanë pirë Coke, Pepsi apo Dr. Pepper.
Më pas u janë dhënë një seri të detyrave për të testuar aktivitetin e trurit të tyre.
Si shembull u është treguar një objekt, e i njëjti u është shfaqur pak qaste më pas, për të parë nëse po e mbajnë në mend.
Analiza ka treguar se ata që kanë pirë pije të gazuara me kafeinë çdo ditë ishin më impulsiv dhe kishin kujtesë më të dobët.
Hulumtuesit thanë se rekomandimet e reja për kufijtë e lejuar të kafeinës së përdorur nga fëmijët duhet të aplikohen e forcuar ndoshta, për ta luftuar këtë çështje.
Autorja e hulumtimit Mina Kwon, nga Universiteti Kombëtar i Seoulit, thotë: “Konsumimi ditor i pijeve me kafeinë nga fëmijët është parashikues i përdorimit të substancave tjera në të ardhme të afërt. Një shpjegim i mundshëm është se kafeina dhe sheqeri e bëjnë individin të ndjeshëm ndaj efekteve të substancave më të forta, si alkooli”.
Hulumtimet e kaluara kishin treguar se tinejxherët kanë më tepër gjasa të fillojnë të konsumojnë alkool më herët gjatë jetës, nëse konsumojnë kafeinë çdo ditë.
Studimi, i publikuar në revistën “Substance Use & Misuse”, ka shikuar se si janë rritur gjasat te fëmijët e moshave nëntë apo dhjetëvjeçare, që kanë konsumuar pije të gazuara me kafeinë, që ta provojnë alkoolin brenda një viti.
Po ashtu është shikuar ndikimi i këtyre pijeve te fëmijët, që ka treguar se fëmijët ishin që konsumonin pije të gazuara me kafeinë ishin më impulsiv dhe me kujtesë më të dobët.
Po ashtu u konstatua se ata që konsumonin pije me kafeinë, do të kishin më tepër gjasa që të nisnin të pinin alkool më herët.
Hulumtuesit thonë se rezultatet mund të mbështesin hipotezën se pijet me kafeinë ndikojnë negativisht te truri i të rinjve, duke u shkaktuar atyre problem me alkool në të ardhmen.