Hidratimi i duhur para ushtrimeve i ndihmon muskujt të punojnë në gjendje të shkëlqyeshme dhe është shumë e rëndësishme se cilat lëngje do t’i konsumoni para ushtrimeve.
Ekspertët këshillojnë t’i shmangni të gjitha pijet e pashëndetshme të pasura me sheqer, natrium dhe përbërës që treten një kohë të gjatë, transmeton koha.net.
Më poshtë lexoni se cilat pesë lloje të lëngjeve nuk duhet t’i pini kurrë para treningut.
1. Pijet energjike të bazuara në qumësht
Të gjitha pijet me produkte të qumështit konsumoni pas ushtrimeve, sepse qumështi përmban proteina, yndyra dhe karbohidrate, të cilat treten për një kohë të gjatë.
Edhe
Pse duhet të pini ujë pas stërvitjeve
2. Pijet e frutave
Pijet e frutave përmbajnë shurup misri me nivel të lartë fruktoze, ëmbëltues ky artificial i cili çon në mosfunksionim e mëlçisë dhe në trashje. Në vend të këtyre pijeve në ujin që e pini para ushtrimeve shtoni agrume ose nenexhik.
3. Pijet alkoolike
Konsumimi i birrës disa orë para se të shkoni në palestër mund ta dëmtojë ushtrimin, sepse shkakton dehidratim, inflamacion dhe ndikon negativisht në ekuilibër.
4. Pijet e gazuara
Pijet e tilla mund të shkaktojnë fryrje, dhimbje barku dhe gazra. Ato përmbajnë nivele të larta të natriumit që e "nxjerrin" ujin nga qeliza dhe shkaktojnë dehidratim.
5. Pijet sportive
Edhe
Katër pijet që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak para gjumit
Shumica e pijeve sportive që mund të gjenden në treg përmbajnë shumë sheqer, dhe shumë pak lëndë ushqyese. Edhe pse i përmbajnë disa vitamina, përmbajtja e lartë e sheqerit më vonë do të çojë në zvogëlim të energjisë.
Ekspertët nga universiteti në Columbia këshillojnë të pihen gjashtë decilitra ujë dy orë para treningut, tre decilitra gjatë ngrohjes, dhe tre decilitra çdo tetë deri në dhjetë minuta, në varësi të intensitetit të djersitjes.