Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë mënyrat se si koronavirusi ka goditur industrinë e ushqimit

Teksa popullsia e botës është shtyrë në karantinë, rrjetet sociale janë mbushur me pamje e të dhëna që tregojnë për rritje të mungesës së ushqimeve nëpër dyqane ushqimore.

Por, pas mbylljes së restoranteve dhe industrisë së shërbimit të ushqimit, prodhuesit e ushqimit paralajmërojnë se kanë ushqime të tepërta në stoqe, të cilat në fund do të përfundojnë në plehra.

Këto janë disa nga mënyrat se si pandemia e ka goditur industrinë e shërbimit të ushqimit kudo përreth botës.

Qumështi që derdhet

Si pasojë e mbylljes së kafeneve në shumë shtete, furnizimi i tepërt me qumësht është duke u shndërruar në një efekt anësor të madh të pandemisë.

Edhe Pandemia e urisë, më e keqe se koronavirusi Botë Pandemia e urisë, më e keqe se koronavirusi

Kooperativa më e madhe e produkteve të qumështit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Dairy Farmers of America” vlerëson se blegtorëve do t’u duhet t’i derdhin 14 milionë litra qumësht çdo ditë, si pasojë e pengimit të rrugëve të zakonshme të furnizimit.

Por, ky problem nuk është shfaqur vetëm në SHBA. Qumështarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë kërkuar ndihmë nga qeveria, për shkak të problemit të tepricës së produkteve të tyre.

Peter Alvis nga Asociacioni Mbretëror i Qumështarëve, ka thënë se rrezikojnë të derdhen pesë milionë litra qumësht në javë.

Ai ka paralajmëruar qumështarët që kanë marrë vlerë më të vogël apo që u është dashur t’i flakin tutje produktet e tepërta, se do të përballen me pasoja të rënda ekonomike në kohën kur tanimë edhe po përballen me ulje të fitimit.

Ushqimet që shkojnë dëm

Të gjitha fushat e bujqësisë janë ndikuar nga kjo gjendje. Disa prodhues janë përpjekur që t’i furnizojnë dyqanet e zakonshme, por ndryshimi i kërkesës dhe teprica në stok vijon të jetë problem në këtë sektor.

Edhe Kriza globale e ujit e vë në rrezik gjysmën e prodhimit ushqimor Botë Kriza globale e ujit e vë në rrezik gjysmën e prodhimit ushqimor

Gazeta “The New York Times”, e cila ka intervistuar disa prodhues amerikanë, përmendi shembullin e një procesuesi të produkteve të pulave, të cilit i është dashur që t’i shkatërrojë 750.000 vezë në javë. Gazeta ka shkruar edhe për një kultivues qepësh, i cili është detyruar që t’i lërë produktet e tij që të prishen, pa pasur mundësi për t’i rishpërndarë me cilësinë e duhur dhe pa e pasur një vend për ruajtjen e tyre.
Në Indi, mbjellësit e çajit tashmë kanë paralajmëruar për valën e parë të hedhjes në mbeturina të çajit të shtrenjtë “Darjeeling” dhe ekziston droja tanimë edhe për një valë të dytë të asgjësimit. \ BBC

(Tekstin e plotë mund ta lexoni falas në KOHA Ditore. Për t'u regjistruar kliko këtu)